Mateu 20:29-33
Mateu 20:29-33 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur po dilnin nga Jerikoja, Jezuin po e ndiqte një turmë e madhe. Dy të verbër që rrinin ulur në anë të rrugës, kur dëgjuan se po kalonte Jezui, bërtitën: «Ki mëshirë për ne, o Zot, Biri i Davidit!». Turma i qortoi që të heshtnin, por ata bërtitën edhe më fort: «Ki mëshirë për ne, o Zot, Biri i Davidit!». Jezui ndaloi, i thirri e u tha: «Çfarë doni të bëj për ju?». Ata i thanë: «Zot, duam të na hapen sytë!».
Mateu 20:29-33 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kur po dilnin nga Jeriko, një turmë e madhe e ndoqi. Dhe ja, dy të verbër që uleshin gjatë rrugës, kur dëgjuan se po kalonte Jezusi, filluan të bërtasin duke thënë: ''Ki mëshirë për ne, Zot, Biri i Davidit''. Por turma i qortoi që të heshtnin; por ata bërtisnin edhe më fort duke thënë: ''Ki mëshirë për ne, Zot, Biri i Davidit!''. Atëherë Jezusi ndaloi, i thirri dhe tha: ''Çfarë doni të bëj për ju?''. Ata i thanë: ''Zot, të na hapen sytë!''.