Mateu 15:16-20
Mateu 15:16-20 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Jezui tha: «Ende nuk e keni kuptuar? A nuk e dini se çfarë hyn në gojë, kalon në bark e pastaj jashtëqitet? Ndërsa çfarë del nga goja rrjedh nga zemra dhe kjo e ndot njeriun. Nga zemra dalin mendimet e këqija, vrasjet, tradhtitë bashkëshortore, kurvëritë, vjedhjet, dëshmitë e rreme e fyerjet. Këto e ndotin njeriun e jo ngrënia me duar të palara».
Mateu 15:16-20 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe Jezusi tha: ''As juve s'keni kuptuar akoma? A nuk e kuptoni se çdo gjë që hyn në gojë kalon në bark dhe jashtëqitet në gjiriz? Por gjërat që dalin nga goja, dalin nga zemra; dhe ato ndotin njeriun. Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës; kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë. Këto janë gjërat që e ndotin njeriun, kurse të hash pa i larë duart nuk e ndot njeriun''.