Mateu 14:34-36
Mateu 14:34-36 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Si kaluan në bregun tjetër, arritën në krahinën e Gjenesaretit. Kur e njohën, njerëzit e atij vendi çuan fjalë në të gjithë krahinën përreth, i sollën të gjithë të sëmurët e iu lutën që të mund t'i preknin vetëm cepin e gunës. Kështu, ata që e prekën, u shëruan.
Ndaje
Lexo Mateu 14Mateu 14:34-36 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj, mbasi dolën në bregun tjetër, erdhën në krahinën e Gjenesaretit. Dhe njerëzit e atij vendi, sapo e njohën, e përhapën fjalën në gjithë krahinën përreth; dhe i sollën të gjithë të sëmurët; dhe iu lutën që të mund t'i preknin të paktën cepin e rrobës së tij; dhe të gjithë ata që e prekën u shëruan plotësisht.
Ndaje
Lexo Mateu 14