Mateu 1:5-17
Mateu 1:5-17 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Salmonit i lindi Boezi prej Rahabës, Boezit i lindi Jobedi prej Rutës, Jobedit i lindi Jeseu, Jeseut i lindi Davidi, mbreti. Davidit i lindi Solomoni nga gruaja e Uriahut, Solomonit i lindi Roboami, Roboamit i lindi Abiu, Abiut i lindi Asafi, Asafit i lindi Josafati, Josafatit i lindi Jorami, Joramit i lindi Ozia, Ozisë i lindi Joatami, Joatamit i lindi Akazi, Akazit i lindi Ezekia, Ezekisë i lindi Manaseu, Manaseut i lindi Amosi, Amosit i lindi Josia, Josisë i lindi Jehonia dhe vëllezërit e tij, në kohën e shpërnguljes në Babiloni. Pas shpërnguljes në Babiloni, Jehonisë i lindi Salatieli, Salatielit i lindi Zorobabeli, Zorobabelit i lindi Abiudi, Abiudit i lindi Eliakimi, Eliakimit i lindi Azori, Azorit i lindi Sadoku, Sadokut i lindi Akimi, Akimit i lindi Eliudi, Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matani, të cilit i lindi Jakobi. Jakobit i lindi Jozefi, burri i Marisë, prej së cilës lindi Jezui, i quajtur Krisht. Breznitë nga Abrahami deri te Davidi janë gjithsej katërmbëdhjetë, nga Davidi deri te shpërngulja në Babiloni katërmbëdhjetë dhe nga shpërngulja në Babiloni deri te Krishti, katërmbëdhjetë brezni.
Mateu 1:5-17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Salmonit i lindi Boozi nga Rahabi; Boozit i lindi Obedi nga Ruthi; Obedit i lindi Jeseu. Jeseut i lindi Davidi mbret; mbretit David i lindi Salomoni nga ajo që kishte qenë bashkëshortja e Urias. Salomonit i lindi Roboami; Roboamit i lindi Abia; Abias i lindi Asai. Asait i lindi Jozafati; Jozafatit i lindi Jorami; Joramit i lindi Ozia. Ozias i lindi Joatami; Joatamit i lindi Akazi; Akazit i lindi Ezekia. Ezekias i lindi Manaseu; Manaseut i lindi Amoni; Amonit i lindi Josia. Josias i lindi Jekonia dhe vëllezërit e tij në kohën e internimit në Babiloni. Pas internimit në Babiloni Jekonias i lindi Salatieli; Salatielit i lindi Zorobabeli. Zorobabelit i lindi Abiudi; Abiudit i lindi Eliakimi; Eliakimit i lindi Azori. Azorit i lindi Sadoku; Sadokut i lindi Akimi; Akimit i lindi Eliudi. Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matthani, Matthanit i lindi Jakobi. Jakobit i lindi Jozefi, bashkëshorti i Marisë, nga e cila lindi Jezusi, që quhet Krisht. Kështu të gjithë brezat nga Abrahami deri te Davidi bëhen katërmbëdhjetë breza; dhe, nga Davidi deri te internimi në Babiloni, katërmbëdhjetë breza; dhe, nga internimi në Babiloni deri te Krishti, katërmbëdhjetë breza.