Malakia 3:8-11
Malakia 3:8-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
A thua njeriu e grabit Perëndinë? Ju, pra, po më grabitni! E ju thoni: “Si po të grabitim?”. Në të dhjetat e në kushtimet. Të ka zënë mallkimi e prapë mbarë kombi yt më grabit. Silleni tërë të dhjetën në drithnik, që të ketë bukë në shtëpinë time dhe pastaj më vini në provë, thotë ZOTI i ushtrive, po nuk jua hapa kanatet e qiejve e po nuk derdha mbi ju bekim me mbushulli. Do ta ndal brejtësin e ushqimit, që të mos ju shkatërrojë frytin e tokës dhe vreshtat të mos ju dështojnë, thotë ZOTI i ushtrive.
Malakia 3:8-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Një njeri do të vjedhë Perëndinë? Megjithatë ju më vidhni dhe pastaj thoni: "Çfarë të kemi vjedhur?". Të dhjetën dhe ofertat. Mallkimi ju ka qëlluar, sepse më vidhni, po, mbarë kombi. Sillni gjithë të dhjetat në shtëpinë e thesarit, që të ketë ushqim në shtëpinë time dhe pastaj më vini në provë për këtë gjë", thotë Zoti i ushtrive, "në se unë nuk do t'i hap pragjet e qiellit dhe nuk do të derdh mbi ju aq shumë bekim, sa nuk do të keni vend të mjaftueshëm ku ta shtini. Përveç kësaj do të qortoj shumë për ju gllabëruesin, me qëllim që ai të mos shkatërrojë më frytin e tokës suaj, dhe vreshti juaj nuk do të reshtë të sjellë për ju fryt në fushë", thotë Zoti i ushtrive.