Luka 6:12-18
Luka 6:12-18 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Gjatë atyre ditëve Jezui shkoi në mal për t'u lutur dhe e gdhiu duke iu lutur Perëndisë. Kur u bë ditë, i thirri dishepujt pranë vetes, zgjodhi dymbëdhjetë prej tyre dhe i quajti apostuj. Këta ishin: Simoni, të cilit ia vuri emrin Pjetër, dhe vëllai i tij Andrea, Jakobi e Gjoni, Filipi e Bartolomeu, Mateu e Thomai, Jakobi i Alfeut dhe Simoni që quhej Zelltar, Juda i Jakobit e Judë Iskarioti që u bë tradhtar. Jezui zbriti së bashku me ta e u ndal në një vend të rrafshët, ku gjendeshin shumë nga dishepujt e tij. Aty gjendej edhe një turmë e madhe njerëzish nga e gjithë Judeja, Jerusalemi e bregu i Tirit e i Sidonit. Kishin ardhur për ta dëgjuar e për t'u shëruar nga sëmundjet e tyre. Ata që vuanin nga shpirtrat e ndyrë shëroheshin
Luka 6:12-18 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Në ato ditë ndodhi që ai shkoi në mal për t'u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë. Dhe kur zbardhi dita, thirri pranë vetes dishepujt e vet dhe zgjodhi prej tyre dymbëdhjetë, të cilëve u dha edhe emrin apostuj: Simonin, të cilit i vuri emrin Pjetër, dhe Andrean, vëllanë e tij, Jakobin e Gjonin, Filipin dhe Bartolomeun, Mateun dhe Thomanë, Jakobin e Alfeut dhe Simonin, që e quanin Zelota, Judën, vëllanë e Jakobit dhe Judën Iskariot, i cili u bë tradhtar. Pastaj, pasi zbriti bashkë me ta, ndaloi në një vend të sheshtë, me turmën e dishepujve të vet dhe me një numër të madh njerëzish nga gjithë Judeja, nga Jeruzalemi dhe nga bregdeti i Tiros dhe i Sidonit, të cilët kishin ardhur për ta dëgjuar atë dhe për t'u shëruar nga sëmundjet e veta; Por edhe ata që i mundonin frymërat e ndyrë shëroheshin.