Luka 5:22-24
Luka 5:22-24 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Jezui i kuptoi mendimet e tyre e u tha: «Përse mendoni kështu në zemrat tuaja? Çfarë është më e lehtë, të thuash “të janë falur mëkatet” apo të thuash “ngrihu dhe ec”?. Mirëpo, që ta dini se Biri i njeriut ka pushtetin të falë mëkatet mbi tokë, “i tha të paralizuarit”, po të them: ngrihu, merre vigun e shko në shtëpi!».
Ndaje
Lexo Luka 5Luka 5:22-24 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por Jezusi, duke i njohur mendimet e tyre, e mori fjalën dhe tha: ''Ç'po arsyetoni në zemrat tuaja? Çfarë është më e lehtë, të thuhet: "Mëkatet e tua të janë falur", apo të thuhet: "Çohu dhe ec"? Tani, pra, me qëllim që ju ta dini se Biri i njeriut ka pushtet mbi tokë të falë mëkatet, unë të them (i tha të paralizuarit), çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!''.
Ndaje
Lexo Luka 5