Luka 3:4-6
Luka 3:4-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Siç është shkruar në librin e profetit Isai: një zë thërret në shkretëtirë: bëni gati udhën për Zotin, drejtoni shtigjet e tij. Çdo luginë le të mbushet e çdo mal e kodër le të rrafshohet. Drejtoni udhët e shtrembra e rrafshoni rrugët e ashpra. Çdo njeri do ta shohë shpëtimin e Perëndisë.
Ndaje
Lexo Luka 3Luka 3:4-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
ashtu siç është shkruar në librin e fjalëve të profetit Isaia, që thotë: ''Ja zëri i njërit që bërtet në shkretëtirë: Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij! Çdo luginë të jetë e mbushur dhe çdo mal e kodër të jetë sheshuar; vendet dredha-dredha të drejtohen dhe rrugët e vështira të sheshohen dhe çdo mish do të shohë shpëtimin e Perëndisë''.
Ndaje
Lexo Luka 3