Luka 24:44-49
Luka 24:44-49 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Atëherë u tha: «Këto fjalë jua thashë kur isha ende me ju: gjithçka që është shkruar për mua në ligjin e Moisiut, te Profetët e te Psalmet, duhet të përmbushet». Pastaj ua hapi mendjet që të kuptonin Shkrimet e u tha: «Është shkruar se Krishti duhet të vuajë e të ngjallet prej të vdekurve të tretën ditë dhe të gjitha kombeve do t'u shpallet pendimi e falja e mëkateve, duke filluar nga Jerusalemi. Ju jeni dëshmitarët e këtyre gjërave. Ja, unë po ju dërgoj premtimin e Atit tim, prandaj rrini këtu në qytet derisa të visheni me pushtet nga lart».
Luka 24:44-49 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj u tha atyre: ''Këto janë fjalët që unë ju thosha kur isha ende me ju: se duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet''. Atëherë ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet, dhe u tha atyre: ''Kështu është shkruar dhe kështu ishte e nevojshme që Krishti të vuante dhe të ngjallej së vdekuri ditën e tretë, dhe që në emër të tij të predikohet pendimi dhe falja e mëkateve ndër të gjithë popujt, duke filluar nga Jeruzalemi. Dhe ju jeni dëshmitarët e këtyre gjërave. Dhe ja, unë po dërgoj mbi ju premtimin e Atit tim, por ju qëndroni në qytetin e Jeruzalemit derisa të visheni me pushtet nga lart''.