Luka 24:36-39
Luka 24:36-39 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ndërsa po flisnin për këto gjëra, Jezui qëndroi mes tyre e u tha: «Paqja me ju!». Ata u trembën e i zuri frika duke menduar se po shihnin një shpirt. Por ai u tha: «Përse keni frikë e përse lindin dyshime në zemrat tuaja? Shikojini duart e mia e këmbët e mia. Jam unë. Prekmëni e shikoni. Shpirti nuk ka mish e kocka siç shihni se kam unë».
Luka 24:36-39 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe, ndërsa ata po bisedonin për këto gjëra, vetë Jezusi u shfaq në mes tyre dhe u tha atyre: "Paqja me ju!''. Por ata, të tmerruar dhe gjithë frikë, mendonin se po shihnin një frymë. Atëherë ai u tha atyre: ''Pse jeni shqetësuar Dhe pse në zemrat tuaja po lindin dyshime? Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!''.