Luka 23:50-55
Luka 23:50-55 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Aty ishte një njeri i mirë e i drejtë me emrin Jozef. Ai ishte anëtar i sinedrit, por nuk e kishte miratuar vendimin dhe veprimin e të tjerëve. Jozefi ishte nga Arimateja, një qytet i Judesë, dhe priste mbretërinë e Perëndisë. Ai shkoi te Pilati dhe i kërkoi trupin e Jezuit. Atëherë e zbriti nga kryqi, e mbështolli me një pëlhurë prej liri dhe e vendosi në një varr të hapur në shkëmb, ku nuk ishte vënë ende askush. Ishte e premte, duke u gdhirë e shtunë. Gratë, që kishin ardhur nga Galilea me Jezuin, e ndoqën pas Jozefin. Ato e panë varrin dhe sesi ishte vendosur trupi i Jezuit.
Luka 23:50-55 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Tani ishte një burrë me emër Jozef, që ishte anëtar i sinedrit, njeri i drejtë dhe i mirë; ai nuk kishte miratuar vendimin dhe veprimin e të tjerëve. Ai ishte nga Arimateja, qytet i Judesë dhe priste edhe ai mbretërinë e Perëndisë. Ai iu paraqit Pilatit dhe kërkoi trupin e Jezusit. Dhe, pasi e zbriti poshtë nga kryqi, e mbështolli në një çarçaf dhe e vuri në një varr të gërmuar në shkëmb, ku ende nuk ishte varrosur asnjeri. Ishte dita e Përgatitjes dhe e shtuna po fillonte. Gratë që kishin ardhur me Jezusin nga Galileja duke e ndjekur nga afër, e panë varrin dhe mënyrën se si ishte vënë trupi i Jezusit