Luka 2:25-34
Luka 2:25-34 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Në atë kohë jetonte në Jerusalem një njeri me emrin Simeon. Ky njeri ishte i drejtë e i përkushtuar ndaj Perëndisë. Ai priste ngushëllimin e Izraelit dhe Shpirti i shenjtë ishte me të. Shpirti i shenjtë i kishte zbuluar se nuk do të vdiste pa e parë Krishtin e Zotit. I udhëhequr nga Shpirti, ai erdhi në tempull dhe kur prindërit sollën Jezuin foshnjë, për të përmbushur me të kërkesat e ligjit, Simeoni e mori Jezuin në krahë dhe bekoi Perëndinë kështu: «Tani, o Zot, lëre shërbëtorin tënd të shkojë në paqe, sipas fjalës sate, se me sytë e mi e pashë shpëtimin tënd që ti e përgatite në sytë e të gjithë popujve, dritë për të ndriçuar kombet e lavdi për popullin tënd, Izraelin». I ati dhe e ëma e Jezuit mrekulloheshin nga gjërat që thuheshin për të. Atëherë Simeoni i bekoi e i tha Marisë, nënës së Jezuit: «Ja, ky fëmijë do të jetë shkak për rënien dhe ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe shenjë kundërshtimi
Luka 2:25-34 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe ja, në Jeruzalem ishte një njeri që quhej Simeon; Ky njeri ishte i drejtë dhe i përshpirtshëm dhe priste ngushëllimin e Izraelit; dhe Fryma e Shenjtë ishte mbi të. Dhe në mënyrë hyjnore atij i qe zbuluar nga Fryma e Shenjtë se nuk do të vdiste para se të kishte parë Krishtin e Zotit. Ai pra, i shtyrë nga Fryma, erdhi në tempull; dhe, si prindërit i prunë fëmijën Jezus për të bërë me të ato që përshkruan ligji, ai e mori në krah e bekoi Perëndinë duke thënë: ''Tani, o Zot, lejo që shërbëtori yt të vdesë në paqe, sipas fjalës sate, sepse sytë e mi e panë shpëtimin tënd që ti e përgatite përpara gjithë popujve: dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit''. Dhe Jozefi e nëna e fëmijës mrekulloheshin për gjërat që thuheshin për të. Pastaj Simeoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij: ''Ja, ky është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe për të qenë shenjë kundërshtimesh