Luka 12:56-59
Luka 12:56-59 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Hipokritë! Dukuritë e tokës e të qiellit dini t'i shpjegoni, po si nuk ditkeni të dalloni kohën e tanishme?». «Pse nuk gjykoni vetë se ç'është e drejtë? Nëse je rrugës për te gjykatësi bashkë me kundërshtarin tënd, përpiqu të merresh vesh me të rrugës, që kur të dalësh para gjykatësit, ai mos të të dorëzojë te roja e pastaj roja të të fusë në burg. Unë po të them se nuk do të dalësh që andej pa paguar deri edhe qindarkën e fundit».
Luka 12:56-59 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Hipokritë! Ju dini të dalloni dukurinë e qiellit dhe të tokës, por vallë si nuk dini ta dalloni këtë kohë? Dhe përse nuk gjykoni nga vetë ju ç'është e drejtë? Kur ti shkon bashkë me kundërshtarin tënd te gjykatësi, bëj ç'është e mundur gjatë rrugës që të merresh vesh me të, që ai mos të të nxjerrë përpara gjykatësit dhe gjykatësi të të dorëzojë te roja dhe roja të të futë në burg. Unë po të them se ti nuk do të dalësh prej andej, derisa të mos kesh paguar deri në qindarkën e fundit''.