Luka 11:1-4
Luka 11:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Jezui po lutej në një vend. Kur mbaroi, njëri nga dishepujt i tha: «Zot, na mëso të lutemi, sikurse Gjoni i mësoi dishepujt e vet». Ai u tha: «Kur të luteni thoni: Atë, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote! Bukën tonë të përditshme na e jep çdo ditë e na i fal mëkatet tona, se edhe ne ua falim detyronjësve tanë. E mos na vër në sprovë».
Luka 11:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe ndodhi që ai ndodhej në një vend dhe lutej dhe, si mbaroi, një nga dishepujt e tij i tha: ''Zot, na mëso të lutemi, ashtu siç i mësoi Gjoni dishepujt e vet''. Dhe ai u tha: ''Kur të luteni, thoni: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë. Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme. Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu"''.