Levitiku 27:30-32
Levitiku 27:30-32 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Një e dhjeta e prodhimeve të tokës, prodhimet e të mbjellave apo të pemëve, i përket ZOTIT dhe është gjë e shenjtë për ZOTIN. Kush dëshiron të shpengojë një pjesë të së dhjetës, le t'i shtojë çmimit të pestën e vlerës. Një e dhjeta e gjedhëve dhe e dhenve, që kalojnë nën shkopin e bariut, është gjë e shenjtë dhe i përket ZOTIT.
Ndaje
Lexo Levitiku 27Levitiku 27:30-32 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Çdo e dhjetë e tokës, qoftë nga prodhimet e tokës, qoftë nga pemët e drurëve, i takon Zotit; është një gjë e shenjtëruar Zotit. Në se dikush do të shpengojë një pjesë të së dhjetës së vet, do t'i shtojë një të pestën. Dhe për të dhjetën e bagëtive të trasha dhe të imta, koka e dhjetë e të gjitha kafshëve që kalojnë nën shufrën do t'i shenjtërohet Zotit.
Ndaje
Lexo Levitiku 27