Levitiku 26:3-5
Levitiku 26:3-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nëse ecni sipas vendimeve të mia, nëse i mbani urdhërimet e mia e i zbatoni ato, do t'ju jap shira në kohën e duhur, që toka të japë prodhim dhe që pemët e arave të mbushen me fruta. Atëherë korrjet tuaja do të zgjatin deri në kohën e vjeljes dhe vjelja deri në kohën e korrjes. Do të hani bukë sa të ngiheni e do të jetoni të sigurt në vendin tuaj.
Levitiku 26:3-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Në rast se silleni sipas statuteve të mia, në se respektoni urdhrat e mia dhe i zbatoni në praktikë, unë do t'ju jap shirat sipas stinëve, toka do të japë prodhimin e saj dhe drurët e fshatit do të japin frytet e tyre. Të shirat do të vazhdojnë deri në kohën e vjeljes së rrushit dhe vjelja e rrushit do të vazhdojë deri në kohën e mbjelljeve; do të hani bukën tuaj sa të ngopeni dhe do të banoni të sigurt në vendin tuaj.