Levitiku 25:23-28
Levitiku 25:23-28 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Toka nuk mund të shitet përgjithmonë, sepse është e imja. Ju jeni të huaj e banorë të përkohshëm. Kështu, në mbarë vendin që do të merrni në pronësi, do të jepni të drejtën e shpengimit të tokës. Nëse ndonjë nga vëllezërit tuaj varfërohet dhe i duhet të shesë një pjesë të pronës, shpenguesi më i afërt të shpengojë çfarë shiti i vëllai. Nëse nuk ka shpengues më të afërt, por ia del të gjejë shumën për shpengimin, të numërojë vitet që kanë kaluar nga blerja dhe t'i japë blerësit shumën e mbetur, që prona t'i kthehet sërish atij. Nëse nuk ia del të gjejë shumën për shpengimin, prona i mbetet blerësit deri në pesëdhjetëvjetor. Në pesëdhjetëvjetor prona e shitur i kthehet të zotit.
Levitiku 25:23-28 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Tokat nuk do të shiten përgjithnjë, sepse toka është imja; sepse ju jeni të huaj dhe qiramarrës tek unë. Prandaj në të gjithë vendin që keni pronë do të jepni të drejtën e shpengimit të tokës. Në qoftë se yt vëlla bëhet i varfër dhe shet një pjesë të pronës së tij, ai që ka të drejtën e shpengimit, i afërti i tij më i ngushtë, do të vijë dhe do të shpengojë atë që vëllai i tij ka shitur. Dhe në qoftë se dikush nuk ka njeri që të mund ta shpengojë pronën e tij, por arrin të gjejë vetë shumën e nevojshme për shpengimin, do të numërojë vitet që kaluan dhe do t'i japë blerësit shumën e viteve që mbeten akoma, dhe do të rifitojë kështu pronën e tij. Por në qoftë se nuk është në gjendje ta shpengojë pronën e tij, ajo që ka shitur do të mbetet në dorë të blerësit deri në vitin e jubileut; atë vit do të shpengohet dhe do të kthehet në zotërim të tij.