Jozueu 8:1-2
Jozueu 8:1-2 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
ZOTI i tha Jozuehut: «Mos ki frikë e mos u tremb. Merr me vete të gjithë luftëtarët e shko të sulmosh Ajin. Ja, mbretin e Ajit po ta dorëzoj ty, me gjithë popullin, qytetin e tokën e tij. Vepro me Ajin e me mbretin e tij, siç veprove edhe me Jerikonë e me mbretin e saj, por prenë e luftës e bagëtitë merrini për vete. Ngrini pusi në anën e pasme qytetit».
Jozueu 8:1-2 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj Zoti i tha Jozueut: "Mos ki frikë dhe mos u tmerro. Merr të gjithë luftëtarët e tu dhe nisu dhe sulmo Ain. Shiko, unë po të jap në dorë mbretin e Ait, popullin e tij, qytetin e tij dhe vendin e tij. Dhe do t'u bësh Ait dhe mbretit të tij ato që u ke bërë Jerikos dhe mbretit të tij; do të merrni për vete vetëm plaçkën dhe bagëtinë e tij. Zëri një pritë qytetit në pjesën e prapme të tij.