Jozueu 7:6-9
Jozueu 7:6-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Atëherë Jozuehu shqeu rrobat e ra me fytyrë përdhe para arkës së ZOTIT deri në mbrëmje, bashkë me pleqtë e Izraelit. Të gjithë hodhën pluhur mbi kokë. Dhe Jozuehu tha: «Mjerë ne, o ZOT, Zoti im! Përse e bëre këtë popull të kalojë Jordanin? Për të na lënë në duart e amoritëve, që të na shfarosin? Ah, sikur të kishim zënë vend e të kishim qëndruar përtej Jordanit! Të lutem, o Zot, por çfarë të them tani që Izraeli ka thyer qafën para armiqve të tij? Kananitët do të dëgjojnë për ne dhe mbarë banorët e këtij vendi do të na rrethojnë e do ta zhbijnë emrin tonë nga faqja e dheut. Çfarë do të bësh ti atëherë për nder të emrin tënd të madh?».
Jozueu 7:6-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Jozueu i grisi atëherë rrobat e tij dhe ra përmbys me fytyrë për tokë, përpara arkës së Zotit deri në mbrëmje, ai dhe pleqtë e Izraelit, dhe hodhën pluhur mbi kokën e tyre. Pastaj Jozueu tha: "O Zot, o Zot, pse bëre që ky popull të kalojë Jordanin dhe të bjerë në duart e amorenjve për t'u vrarë? Ah, sikur të ishim kënaqur duke qëndruar këtej Jordanit! O Zot, ç'mund të them pasi Izraeli i ktheu kurrizin armikut të tij? kanaanenjtë dhe tërë banorët e vendit do ta marrin vesh, do të na rrethojnë dhe do të zhdukin emrin tonë nga faqja e dheut; çfarë do të bësh ti atëherë për emrin tënd të madh?".