Jozueu 6:22-25
Jozueu 6:22-25 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Jozuehu u tha dy burrave që ishin dërguar për të përgjuar vendin: «Shkoni te shtëpia e lavires e nxirreni prej atje, atë e gjithçka i përket asaj, ashtu siç iu betuat». Dy djaloshët, që ishin dërguar për të vëzhguar, shkuan dhe e nxorën Rahabën prej atje bashkë me të atin, të ëmën, vëllezërit e gjithçka i përkiste. I nxorën të gjithë të afërmit e saj dhe i vendosën jashtë fushimit të Izraelit. Qytetin e gjithçka brenda tij e dogjën në zjarr, ndërsa argjendin, arin, sendet prej bronzi e prej hekuri i vunë në thesarin e shtëpisë së ZOTIT. Jozuehu e la gjallë laviren Rahabë me gjithë shtëpinë e atit të saj dhe ajo jeton mes izraelitëve deri në ditët e sotme, për shkak se kishte fshehur dy burrat që ishin dërguar për të përgjuar Jerikonë.
Jozueu 6:22-25 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj Jozueu u tha dy burrave që kishin vëzhguar vendin: "Shkoni në shtëpinë e asaj prostitute dhe nxirrni jashtë gruan dhe tërë ato gjëra që i përkasin asaj, siç i jeni betuar". Atëherë të rinjtë që kishin vëzhguar vendin shkuan dhe nxorën jashtë Rahabin, të atin, të ëmën, të vëllezërit dhe gjithçka i përkiste asaj; kështu nxorën jashtë të gjithë të afërmit e saj dhe i lanë jashtë kampit të Izraelit. Pastaj i vunë zjarrin qytetit dhe tërë gjërave që ai përmbante; morën vetëm argjendin, arin dhe sendet prej bronzi e hekuri, që i vunë në thesarin e shtëpisë së Zotit. Por Jozueu e la të gjallë prostitutën Rahab, familjen e atit të saj dhe gjithçka që i përkiste; kështu që ajo banoi në mes të Izraelit deri sot, sepse ajo kishte fshehur zbuluesit që Jozueu kishte dërguar për të vëzhguar Jerikon.