Jozueu 10:12-13
Jozueu 10:12-13 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ditën që ZOTI i dorëzoi amoritët në duart e izraelitëve, Jozuehu iu drejtua Zotit në prani të gjithë izraelitëve: «Ndalu, o diell, mbi Gibeonin! Qëndro, o hënë, mbi luginën e Ajalonit! U ndal dielli, qëndroi hëna, derisa populli ndaj armiqve u hakmor». A nuk shkruhet në librin e të Drejtit: dielli u ndal në mes të qiellit e nuk u ngut të perëndonte pothuajse për tërë ditën?
Jozueu 10:12-13 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ditën që Zoti i dorëzoi amorenjtë në duart e bijve të Izraelit, Jozueu i foli Zotit dhe në prani të Izraelit tha: "O Diell, ndalu mbi Gabaonin, dhe ti, hënë, në luginën e Ajalonit!". Kështu dielli u ndal dhe hëna qëndroi në vend derisa mbaroi hakmarrja e popullit kundër armiqve të tij. A nuk është shkruar kjo në librin e të Drejtit? Kështu dielli u ndal në mes të qiellit dhe nuk u nxitua të perëndojë pothuajse një ditë të tërë.