Jona 4:10-11
Jona 4:10-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Atëherë ZOTI i tha: «Ty të erdhi keq për një bimë, për të cilën nuk punove e nuk e rrite vetë, një bimë që për një natë mbiu e për një natë u tha. Po mua, nuk duhet të më vijë keq për qytetin e madh të Ninivës, ku banojnë më shumë se njëqind e njëzet mijë njerëz, që nuk dinë të dallojnë të djathtën nga e majta, dhe ku ka një numër të madh kafshësh?».
Ndaje
Lexo Jona 4Jona 4:10-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por Zoti tha: "Ty të erdhi keq për bimën për të cilën nuk je munduar dhe nuk e ke rritur, dhe që një natë u rrit dhe në një natë mbaroi. Dhe mua nuk duhet të më vijë keq për Ninivenë, qytetin e madh, në të cilin ka njëqind e njëzet mijë veta që nuk dinë të dallojnë të djathtën e tyre nga e majta e tyre, dhe një sasi të madhe kafshësh?".
Ndaje
Lexo Jona 4