Jobi 38:4-7
Jobi 38:4-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ku ishe ti kur unë hodha themelet e tokës? Fol, nëse e njihke kuptimin! Kush ia caktoi përmasat, po e dite? Kush e mati me litar? Mbi çfarë u hodhën themelet e saj ose kush ia vuri gurin e këndit, kur yjet e mëngjesit tok gumëzhinin e të gjithë bijtë e Perëndisë brohorisnin?
Jobi 38:4-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ku ishe kur unë hidhja themelet e tokës? Thuaje, në rast se ke aq zgjuarsi. Kush ka vendosur përmasat e saj, në rast se e di, ose kush ka vënë mbi të litarin për ta matur? Ku janë vendosur themelet e saj, ose kush ia vuri gurin qoshes, kur yjet e mëngjesit këndonin të gjithë së bashku dhe tërë bijtë e Perëndisë lëshonin britma gëzimi?