Jobi 2:11-13
Jobi 2:11-13 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Tre miq të Jobit dëgjuan për tërë këtë kob që i kishte rënë dhe erdhën secili nga vendi i vet: Elifaz Temaniti, Bildad Shuhiti e Cofar Namatiti. U mblodhën për të shkuar tek ai së bashku, për t'i ndenjur pranë e për ta ngushëlluar. E panë prej së largu, por nuk e njohën. Atëherë qanë me të madhe dhe secili i shqeu petkat e veta. Hodhën pluhur përpjetë e u ra mbi kokë. Pastaj u ulën përtokë bashkë me të për shtatë ditë e shtatë net e nuk i thanë asnjë fjalë, sepse e panë sa e madhe ishte dhimbja e tij.
Jobi 2:11-13 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kur tre miq të Jobit mësuan tërë këto fatkeqësi që kishin rënë mbi të, erdhën secili nga vendi i vet, Elifazi nga Temani, Bildadi nga Shuahu dhe Tsofari nga Naamathi; ata në të vërtetë ishin marrë I ngritën sytë nga larg, por nuk e njohën dot; atëherë filluan të qajnë me zë të lartë, dhe secili grisi rrobat e tij dhe qiti mbi kryet e tij pluhur duke e hedhur në drejtim të qiellit. Pastaj u ulën pranë tij për shtatë ditë e shtatë net, dhe asnjë nuk i drejtoi qoftë një fjalë të vetme, sepse e shikonin se dhembja e tij ishte shumë e madhe.