Gjoni 9:35-41
Gjoni 9:35-41 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur Jezui mori vesh se e kishin nxjerrë jashtë, e gjeti e i tha: «A beson ti në Birin e njeriut?». Ai u përgjigj: «Kush është, zotëri, që të besoj në të?». Jezui i tha: «Ti e ke parë. Është ai që po flet me ty». «Besoj, o Zot!», i tha ai e ra në gjunjë para tij. Pastaj Jezui tha: «Unë kam ardhur për të bërë gjyq në këtë botë, që të shohin ata që nuk shohin e të verbohen ata që shohin». Disa nga farisenjtë që ishin me të, kur dëgjuan këto fjalë, i thanë: «A mos jemi edhe ne të verbër?». Jezui u tha: «Po të ishit të verbër, nuk do të kishit mëkat, por tani thoni se shihni, prandaj mëkati juaj mbetet».
Gjoni 9:35-41 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Jezusi e mori vesh se e nxorën jashtë dhe, kur e gjeti, i tha: ''A beson ti në Birin e Perëndisë?''. Ai u përgjigj dhe tha: ''Kush është, Zot, që unë të besoj në të?''. Dhe Jezusi i tha: ''Ti e ke parë; është pikërisht ai që po të flet''. Atëherë ai tha: ''Unë besoj, o Zot''; dhe e adhuroi. Pastaj Jezusi tha: ''Unë kam ardhur në këtë botë për të bërë një gjyq, që ata që nuk shohin të shohin dhe ata që shohin të verbohen''. Disa nga farisenjtë që ishin me të i dëgjuan këto gjëra dhe i thanë: ''Jemi të verbër edhe ne?''. Jezusi u përgjigj atyre: ''Po të ishit të verbër, nuk do të kishit asnjë mëkat; por tani thoni: "Ne shohim", prandaj mëkati juaj mbetet''.