Gjoni 9:18-23
Gjoni 9:18-23 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Derisa thirrën prindërit e tij, judenjtë nuk donin të besonin se ai kishte qenë i verbër e tani shihte. Pastaj i pyetën prindërit e tij: «A është ky biri juaj, për të cilin ju thoni se ka lindur i verbër? E si shihka tani?». Prindërit e tij u përgjigjën: «E dimë se ky është biri ynë dhe se ka lindur i verbër, por nuk e dimë sesi sheh tani, as se kush ia hapi sytë. Pyeteni vetë, ai e ka moshën për të folur për veten». Prindërit e tij i thanë këto, se kishin frikë nga judenjtë, të cilët kishin vendosur të përjashtonin nga sinagoga këdo që do të rrëfente se Jezui është Krishti. Prandaj edhe prindërit e tij thanë: «Ai e ka moshën, pyeteni vetë!».
Gjoni 9:18-23 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por judenjtë nuk besuan se ai kishte qenë i verbër dhe se kishte fituar dritën e syve, derisa thirrën prindërit e atij që kishte fituar dritën e syve. Dhe i pyetën ata: ''A është ky djali juaj, për të cilin ju thoni se ka lindur i verbër? Vallë si sheh tani?''. Prindërit e tij, duke u përgjigjur atyre, thanë: ''E dimë se ky është djali ynë dhe se ka lindur i verbër, por ne nuk dimë se si sheh tani ose se kush ia ka hapur sytë; pyeteni atë; ai moshë ka, do t'ju flasë për veten e vet''. Këto thanë prindërit e tij, sepse kishin frikë nga judenjtë; sepse judenjtë kishin vendosur që, nëse dikush do ta rrëfente Jezusin si Krishti, do të përjashtohej nga sinagoga. Prandaj prindërit e tij thanë: ''Moshë ka, pyeteni atë''.