Gjoni 9:1-5
Gjoni 9:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ndërsa po ecte, Jezui pa një njeri që kishte lindur i verbër. Dishepujt e pyetën: «Mësues, kush ka mëkatuar që ai ka lindur i verbër, ai vetë apo prindërit e tij?». Jezui u përgjigj: «Nuk kanë mëkatuar as ai e as prindërit e tij, por ka lindur i verbër që në të të shfaqen veprat e Perëndisë. Sa është ditë, duhet të bëjmë veprat e atij që më dërgoi. Po vjen nata kur askush nuk mund të veprojë. Për sa kohë të jem në botë, jam drita e botës».
Gjoni 9:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kur po kalonte, pa një njeri që ishte i verbër që nga lindja. Dhe dishepujt e tij e pyetën duke thënë: ''Mësues, kush ka mëkatuar, ai apo prindërit e tij, që ai ka lindur i verbër?''. Jezusi u përgjigj: ''As ai, as prindërit e tij s'kanë mëkatuar, por kjo ndodhi që tek ai të dëftohen veprat e Perëndisë. Unë duhet t'i kryej veprat e atij që më ka dërguar sa është ditë; vjen nata kur askush nuk mund të veprojë. Derisa jam në botë, unë jam drita e botës''.