Gjoni 8:32-36
Gjoni 8:32-36 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
do të njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju bëjë të lirë». Ata iu përgjigjën: «Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe nuk kemi qenë kurrë skllevër të askujt. Si mund të thuash: “Do të bëheni të lirë”?». Jezui u përgjigj: «Me të vërtetë po ju them se kushdo që mëkaton është skllav i mëkatit. Skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi, ndërsa biri rri gjithmonë. Nëse Biri do t'ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë.
Gjoni 8:32-36 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju bëjë të lirë''. Ata iu përgjigjën: ''Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe s'kemi qenë kurrë skllevër të askujt; si mund të thuash ti: "Do të bëheni të lirë"?''. Jezusi u përgjigj atyre: Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit. Por skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë. Pra, nëse Biri do t'ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë''.