Gjoni 5:1-6
Gjoni 5:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pastaj judenjtë kishin një festë dhe Jezui shkoi në Jerusalem. Në Jerusalem, afër Portës së Dhenve, kishte një hurdhë me pesë portikë që në hebraisht quhet Betzata. Atje dergjeshin shumë të sëmurë, të verbër, të çalë e të paralizuar. Aty ishte dhe një njeri i sëmurë që kishte tridhjetë e tetë vjet që vuante. Jezui, kur e pa që dergjej i sëmurë dhe duke e ditur se kishte shumë kohë që vuante, i tha: «A dëshiron të shërohesh?».
Gjoni 5:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pas këtyre ngjarjeve ishte një festë e judenjve dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem. Në Jeruzalem, afër portës së dhenve, është një pellg që në hebraisht quhet Betesda, dhe ka pesë portikë. Nën to dergjeshin një numër i madh të lënguarish: të verbër, të çalë dhe të paralizuar, të cilët prisnin lëvizjen e ujit. Sepse një engjëll, kohë pas kohe, zbriste në pellg dhe e lëvizte ujin; dhe i pari që hynte, mbasi uji ishte lëvizur, shërohej nga çfarëdo sëmundje që të kishte. Aty ishte një njeri i lënguar prej tridhjetë e tetë vjetësh. Jezusi, duke e parë shtrirë dhe duke ditur se prej shumë kohe ishte në atë gjendje, i tha: ''A dëshiron të shërohesh?''.