Gjoni 21:20-22
Gjoni 21:20-22 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pjetri u kthye dhe pa se po i ndiqte edhe dishepulli që Jezui e donte, ai që ishte mbështetur mbi kraharorin e Jezuit gjatë darkës dhe i kishte thënë: «Zot, kush është ai që po të tradhton?». Pjetri, kur e pa, i tha Jezuit: «Zot, po me të ç'do të bëhet?». Jezui i tha: «Nëse dua që ai të mbetet derisa të vij unë, ty ç'të duhet? Ti më ndiq!».
Ndaje
Lexo Gjoni 21Gjoni 21:20-22 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe Pjetri u kthye dhe pa se po e ndiqte dishepulli, të cilin Jezusi e donte, ai që gjatë darkës ishte mbështetur mbi kraharorin e Jezusit dhe kishte pyetur: ''Zot, kush është ai që po të tradhton?''. Kur Pjetri e pa, i tha Jezusit: ''Zot, dhe me të ç'do të bëhet?''. Jezusi iu përgjigj: ''Nëse dua që ai të mbetet derisa të vij unë, ç'të duhet? Ti ndiqmë!''.
Ndaje
Lexo Gjoni 21