Gjoni 17:24-26
Gjoni 17:24-26 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
O Atë, dua që atje ku jam unë, të jenë me mua edhe ata që më ke dhënë, që të shohin lavdinë time, që ti ma ke dhënë, sepse më ke dashur përpara se të krijohej bota. O Atë i drejtë, bota nuk të njohu, por unë të kam njohur dhe këta e dinë se ti më dërgove. Ua kam bërë të njohur emrin tënd dhe do ta bëj të njohur, që dashuria me të cilën më ke dashur mua të jetë në ta, sikurse dhe unë jam në ta».
Gjoni 17:24-26 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
O Atë, unë dua që atje ku jam unë, të jenë me mua edhe ata që më ke dhënë, që ta shohin lavdinë time që ti më ke dhënë, sepse ti më ke dashur para themelimit të botës. O atë i drejtë, bota nuk të ka njohur, por unë të kam njohur; dhe këta e kanë njohur se ti më ke dërguar. Dhe unë i kam bërë të njohin emrin tënd dhe do të bëj ta njohin akoma, që dashuria, me të cilën ti më ke dashur mua, të jetë në ta dhe unë në ta''.