Gjoni 17:1-5
Gjoni 17:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Si tha këto, Jezui ngriti sytë drejt qiellit e tha: «O Atë, erdhi ora. Përlëvdoje Birin tënd që edhe Biri të të përlëvdojë ty. Ti i ke dhënë pushtet mbi çdo njeri, në mënyrë që edhe ai t'u japë jetën e amshuar të gjithë atyre që ti i ke dhënë. Kjo është jeta e amshuar: të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe Jezu Krishtin që dërgove. Unë të kam përlëvduar mbi tokë duke kryer veprën që më dhe të bëj. E tani, më përlëvdo ti, o Atë, në praninë tënde, me lavdinë që kisha pranë teje, përpara se të bëhej bota.
Gjoni 17:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Jezusi tha këto gjëra, pastaj i ngriti sytë drejt qiellit dhe tha: ''O Atë, ora ka ardhur, përlëvdo Birin tënd, që edhe Biri yt të të përlëvdojë, sepse ti i ke dhënë pushtet mbi çdo mish, që t'u japë jetë të përjetshme të gjithë atyre që ti ia ke dhënë. Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar. Unë të kam përlëvduar mbi tokë; unë e kam kryer veprën që më ke dhënë të bëj. Tani, pra, më përlëvdo, o Atë, pranë teje, me lavdinë që unë e kisha pranë teje para se të bëhej bota.