Gjoni 16:20-22
Gjoni 16:20-22 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Me të vërtetë po ju them se do të qani e do të vajtoni, ndërsa bota do të gëzohet. Ju do të hidhëroheni, por hidhërimi juaj do të kthehet në gëzim. Kur gruaja është duke lindur, hidhërohet, se i erdhi ora e dhimbjeve, por kur lind foshnja, ajo e harron vuajtjen nga gëzimi se ka lindur një njeri në botë. Kështu dhe ju tani jeni të hidhëruar, por kur t'ju shoh përsëri, do t'ju gëzohet zemra dhe askush nuk do t'jua marrë gëzimin.
Gjoni 16:20-22 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: ju do të qani dhe do të mbani zi dhe bota do të gëzohet. Ju do të pikëlloheni, por pikëllimi juaj do të kthehet në gëzim. Gruaja, kur lind, ka dhembje, sepse i erdhi ora; por, sapo e ka lindur fëmijën, nuk kujton më ankthin prej gëzimit që lindi një qenie njerëzore në botë. Kështu edhe ju tani jeni në dhembje, por unë do t'ju shoh përsëri dhe zemra juaj do të gëzohet, dhe askush nuk do t'ua heqë gëzimin tuaj.