Gjoni 16:1-6
Gjoni 16:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Jua thashë këto që të mos bini. Do t'ju përjashtojnë nga sinagogat. Madje, po vjen ora kur kushdo që do t'ju vrasë do të mendojë se i shërben Perëndisë. Dhe do t'i bëjnë këto, sepse nuk kanë njohur as Atin, as mua. Por këto gjëra jua thashë që, kur të vijë koha, t'ju kujtohet që unë jua kam thënë». «Nuk jua thashë këto që në fillim, se isha me ju. Por tani po shkoj tek ai që më dërgoi dhe asnjëri nga ju nuk po më pyet “ku po shkon?”. Madje, zemra juaj është mbushur me trishtim ngaqë ju thashë këto gjëra.
Gjoni 16:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
''Jua kam thënë këto gjëra, që të mos skandalizoheni. Do t'ju përjashtojnë nga sinagogat; madje po vjen ora kur, kushdo që t'ju vrasë, do të mendojë se i ka kryer një shërbim Perëndisë. Dhe do t'ju bëjnë këto gjëra, sepse nuk kanë njohur as Atin, as mua. Por unë jua kam thënë këto gjëra që, kur të vijë momenti, të kujtoheni se unë jua kisha thënë; por nga fillimi këto fjalë nuk jua pata thënë, sepse isha me ju. Por tani unë po shkoj tek ai që më ka dërguar, dhe askush nga ju s'po më pyet: "Ku po shkon?". Madje, për shkak se ju thashë këto gjëra, trishtimi e ka mbushur zemrën tuaj.