Gjoni 16:1-4
Gjoni 16:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Jua thashë këto që të mos bini. Do t'ju përjashtojnë nga sinagogat. Madje, po vjen ora kur kushdo që do t'ju vrasë do të mendojë se i shërben Perëndisë. Dhe do t'i bëjnë këto, sepse nuk kanë njohur as Atin, as mua. Por këto gjëra jua thashë që, kur të vijë koha, t'ju kujtohet që unë jua kam thënë». «Nuk jua thashë këto që në fillim, se isha me ju.
Gjoni 16:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
''Jua kam thënë këto gjëra, që të mos skandalizoheni. Do t'ju përjashtojnë nga sinagogat; madje po vjen ora kur, kushdo që t'ju vrasë, do të mendojë se i ka kryer një shërbim Perëndisë. Dhe do t'ju bëjnë këto gjëra, sepse nuk kanë njohur as Atin, as mua. Por unë jua kam thënë këto gjëra që, kur të vijë momenti, të kujtoheni se unë jua kisha thënë; por nga fillimi këto fjalë nuk jua pata thënë, sepse isha me ju.