Gjoni 15:3-5
Gjoni 15:3-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Fjala që unë ju kam folur, ju ka pastruar tashmë. Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju. Sikurse shermendi nuk mund të japë fryt vetvetiu, pa qëndruar në hardhinë, kështu as ju nuk do të mund të jepni fryt nëse nuk qëndroni në mua. Unë jam hardhia, ju jeni shermendet. Kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.
Ndaje
Lexo Gjoni 15Gjoni 15:3-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ju tashmë jeni të pastër, për shkak të fjalës që ju kumtova. Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, ashtu as ju, nëse nuk qëndroni në mua. Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.
Ndaje
Lexo Gjoni 15