Gjoni 14:25-27
Gjoni 14:25-27 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Këto gjëra jua thashë sa jam ende me ju. Ngushëlluesi, Shpirti i shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, ai do t'ju mësojë gjithçka e do t'ju kujtojë gjithçka që ju thashë. Po ju lë paqen, po ju jap paqen time. Unë nuk jua jap paqen siç jua jep bota. Le të mos ju tronditet zemra, as të mos ju frikësohet!
Gjoni 14:25-27 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ju kam thënë këto gjëra, ndërkaq jam me ju; por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t'ju mësojë çdo gjë dhe do t'ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë. Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.