Gjoni 14:18-25
Gjoni 14:18-25 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nuk do t'ju lë jetimë. Do të vij te ju. Edhe pak e bota nuk do të më shohë më, ndërsa ju do të më shihni. Ju do të jetoni, sepse jetoj unë. Atë ditë ju do të kuptoni se unë jam në Atin tim, ju në mua e unë në ju. Kush i ka urdhërimet e mia e i zbaton ato, ai më do. Atë që më do mua, do ta dojë Ati im. Edhe unë do ta dua e do t'i shfaqem». Juda, jo Iskarioti, i tha: «Zot, përse do të na shfaqesh neve e jo botës?» Jezui i tha: «Kush më do mua do të zbatojë fjalën time. Ati im do ta dojë dhe unë e Ati do të vijmë e do të banojmë tek ai. Kush nuk më do, nuk i zbaton fjalët e mia. Fjala që dëgjoni nuk është e imja, por e Atit që më dërgoi. Këto gjëra jua thashë sa jam ende me ju.
Gjoni 14:18-25 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Nuk do t'ju lë bonjakë, do të kthehem te ju. Edhe pak kohë dhe bota nuk do të më shohë më, por ju do të më shihni; sepse unë jetoj, edhe ju do të jetoni. Atë ditë do të mësoni se unë jam në Atin tim, dhe se ju jeni në mua dhe unë në ju. Kush ka urdhërimet e mia dhe i zbaton, është ai që më do; dhe kush më do mua, Ati im do ta dojë; dhe unë do ta dua dhe do t'i dëftehem atij''. Juda, jo Iskarioti, i tha: ''Zot, si vallë do të na dëftehesh neve dhe jo botës?''. Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Nëse ndokush më do, do ta zbatojë fjalën time; edhe Ati im do ta dojë dhe ne do të vijmë tek ai dhe do të bëjmë banesën tek ai. Kush nuk më do, nuk i zbaton fjalët e mia; dhe fjala që po dëgjoni nuk është imja, por e Atit që më ka dërguar. Ju kam thënë këto gjëra, ndërkaq jam me ju