Gjoni 11:18-46
Gjoni 11:18-46 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Betania ndodhej rreth tri kilometra larg Jerusalemit dhe shumë judenj kishin shkuar te Marta e Maria, që t'i ngushëllonin për vdekjen e vëllait. Kur dëgjoi se po vinte Jezui, Marta shkoi për ta takuar, ndërsa Maria qëndroi në shtëpi. Atëherë Marta i tha Jezuit: «Zot, po të kishe qenë këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur. Por e di se, edhe tani, Perëndia do të të japë gjithçka që do t'i kërkosh». Jezui i tha: «Yt vëlla do të ngjallet». Marta i tha: «E di se do të ngjallet në ngjallje në ditën e fundit». Jezui i tha: «Unë jam ngjallja dhe jeta. Kush beson në mua do të jetojë, edhe nëse vdes. Kushdo që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë. A e beson këtë?». Ajo i tha: «Po, Zot. Unë besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që vjen në botë». Pasi tha këto, ajo shkoi, thirri mënjanë Marinë, motrën e saj, e i tha: «Mësuesi është këtu e të kërkon». Maria, sapo e dëgjoi, u ngrit me nxitim e shkoi tek ai, sepse Jezui nuk kishte arritur ende në fshat, por po rrinte atje ku e kishte takuar Marta. Judenjtë që ishin me Marinë në shtëpi për ta ngushëlluar, kur panë se ajo u ngrit me nxitim e doli, i shkuan pas duke menduar se po shkonte te varri për të qarë atje. Maria shkoi atje ku ishte Jezui dhe kur e pa, i ra ndër këmbë e i tha: «Zot, po të kishe qenë këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur». Jezui, kur e pa se ajo dhe judenjtë që kishin ardhur me të po qanin, u prek në shpirt, u turbullua e tha: «Ku e keni vënë?». Ata i thanë: «Zot, eja e shih!». Jezui u përlot. Atëherë judenjtë thanë: «Shih sa e donte!». Por disa nga ata thoshin: «Ky që i hapi sytë të verbrit, a nuk mund të bënte që edhe Lazari të mos vdiste?». Jezui u prek përsëri në shpirt e shkoi te varri që ishte një shpellë me një gur në hyrje. Jezui tha: «Hiqeni gurin!». Marta, motra e të vdekurit, i tha: «Zot, ai qelbet tashmë, se ka katër ditë në varr». Jezui i tha: «A nuk të thashë se po të besosh do të shohësh lavdinë e Perëndisë?». Atëherë ata ngritën gurin, ndërsa Jezui ngriti sytë lart e tha: «Të falënderoj, o Atë, që më dëgjove. Unë e dija se ti gjithmonë më dëgjon, por e thashë për turmën përreth, që të besojnë se ti më dërgove». Pasi tha këto, thirri me zë të lartë: «Lazar, dil jashtë!». I vdekuri doli me këmbë e duar të lidhura me rripa pëlhure, ndërsa fytyrën e kishte të mbështjellë me rizë. Jezui u tha: «Zgjidheni e lëreni të shkojë!». Shumë nga judenjtë që kishin ardhur te Maria, kur panë ato që bëri Jezui, besuan në të, por disa prej tyre shkuan te farisenjtë e u treguan çfarë kishte bërë Jezui.

Gjoni 11:18-46 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por Betania ishte rreth pesëmbëdhjetë stade larg Jeruzalemit. Dhe shumë judenj kishin ardhur te Marta dhe te Maria për t'i ngushëlluar për vëllanë e tyre. Marta, pra, si e mori vesh se po vinte Jezusi, i doli përpara; kurse Maria ishte ulur në shtëpi. Marta i tha Jezusit: ''Zot, po të ishe këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur, por edhe tani e di se të gjitha ato që ti i kërkon Perëndisë, Perëndia do të t'i japë''. Jezusi i tha: ''Yt vëlla do të ringjallet''. Marta i tha: ''E di se do të ringjallet, në ringjallje, ditën e fundit''. Jezusi i tha: ''Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë. Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë?''. Ajo i tha: ''Po, Zot, unë besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që duhet të vinte në botë'' Dhe, si tha kështu, shkoi të thërrasë fshehtas Marinë, motrën e saj, duke thënë: ''Mësuesi është këtu dhe po të thërret''. Posa e dëgjoi, ajo u çua me nxitim dhe erdhi tek ai. Por Jezusi ende nuk kishte arritur në fshat, por ndodhej në vendin ku Marta e kishte takuar. Prandaj judenjtë që ishin me të në shtëpi për ta ngushëlluar, kur panë se Maria u çua me nxitim dhe doli, e ndoqën, duke thënë: ''Ajo po shkon te varri për të qarë aty''. Sapo Maria arriti te vendi ku ndodhej Jezusi dhe e pa atë, i ra ndër këmbë duke i thënë: ''Zot, po të ishe ti këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur''. Atëherë Jezusi, kur pa se ajo dhe judenjtë që kishin ardhur me të po qanin, u psherëtiu në frymë dhe u trondit, dhe tha: ''Ku e keni vënë?''. Ata i thanë: ''Zot, eja e shih!''. Jezusi qau. Atëherë judenjtë thanë: ''Shih, sa e donte!''. Por disa nga ata thanë: ''Ky, që i hapi sytë të verbrit, s'mund të bënte që ky të mos vdiste?". Prandaj Jezusi, përsëri i tronditur përbrenda, erdhi te varri; por ky ishte një guvë dhe kishte përpara një gur. Jezusi tha: ''Hiqni gurin!''. Marta, motra e të vdekurit, i tha: ''Zot, ai tashmë qelbet, sepse ka vdekur prej katër ditësh''. Jezusi i tha: ''A nuk të thashë se po të besosh, do të shohësh lavdinë e Perëndisë?''. Atëherë ata e hoqën gurin prej vendit ku ishte shtrirë i vdekuri. Dhe Jezusi i ngriti sytë lart dhe tha: ''O Atë, të falënderoj që më ke dëgjuar. Unë e dija mirë se ti gjithnjë më dëgjon, por i kam thënë këto për turmën që është përreth, që të besojnë se ti më ke dërguar''. Dhe, mbasi tha këto, thirri me zë të lartë: ''Llazar, eja jashtë!''. Atëherë i vdekuri doli, me duart e këmbët të lidhura me rripa pëlhure dhe me fytyrën të mbështjellë në një rizë. Jezusi u tha atyre: ''Zgjidheni dhe lëreni të shkojë!''. Atëherë shumë nga judenjtë, që kishin ardhur te Maria dhe kishin parë gjithçka kishte bërë Jezusi, besuan në të. Por disa nga ata shkuan te farisenjtë dhe u treguan atyre ç'kishte bërë Jezusi.