Gjoni 11:1-6
Gjoni 11:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Në atë kohë dergjej i sëmurë Lazari nga Betania, fshati i Marisë dhe i motrës së saj, Martës. Maria, motra e Lazarit të sëmurë, ishte ajo që leu Zotin me mirrë e ia fshiu këmbët me flokët e saj. Atëherë motrat i çuan fjalë Jezuit: «Zot, miku yt i dashur është sëmurë». Kur e dëgjoi këtë, Jezui tha: «Kjo sëmundje nuk është për vdekje, por për lavdinë e Perëndisë dhe që të përlëvdohet nëpërmjet saj Biri i Perëndisë». Jezui i donte shumë Martën, motrën e saj Marinë e Lazarin. Kur dëgjoi se Lazari ishte sëmurë, qëndroi edhe dy ditë atje ku ishte
Gjoni 11:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ishte atëherë i sëmurë një farë Llazari nga Betania, fshati i Marisë dhe i Martës, motrës së saj. Maria ishte ajo që e vajosi me vaj erëkëndshëm Zotin dhe ia fshiu këmbët me flokët e saj; dhe vëllai i saj, Llazari, ishte i sëmurë. Prandaj motrat i dërguan fjalë Jezusit: ''Zot, ja, ai që ti e do shumë është i sëmurë''. Dhe Jezusi si dëgjoi këto tha: ''Kjo sëmundje nuk është për vdekje, po për lavdinë e Perëndisë, që nëpërmjet saj të përlëvdohet Biri i Perëndisë''. Por Jezusi e donte Martën, motrën e saj dhe Llazarin. Kur dëgjoi se Llazari ishte i sëmurë, qëndroi edhe dy ditë në vendin ku ishte.