Gjoni 10:11-18
Gjoni 10:11-18 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Unë jam bariu i mirë. Bariu i mirë jep jetën për delet. Ndërsa rrogëtari, që nuk është bari e nuk i ka delet të tijat, kur shikon ujkun duke ardhur, i lë delet e ikën. Ujku i rrëmben ato e i shpërndan, sepse rrogëtari është rrogëtar e nuk shqetësohet për delet. Unë jam bariu i mirë. Unë i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua, ashtu si Ati më njeh mua, edhe unë e njoh Atin dhe jap jetën për delet. Kam edhe dele të tjera që nuk janë prej kësaj vathe. Duhet t'i mbledh edhe ato. Do ta dëgjojnë zërin tim e do të bëhen një tufë dhe një bari. Prandaj më do Ati, sepse unë e jap jetën time që ta marr përsëri. Askush nuk mund të ma marrë, por unë e jap vetë. Kam pushtet ta jap e kam pushtet ta marr përsëri. Këtë urdhërim mora nga Ati im».
Gjoni 10:11-18 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë jep jetën e vet për delet. Kurse rrogëtari, që nuk është bari, dhe delet nuk janë të vetat, sheh ujkun që po vjen, i braktis delet dhe ikën; dhe ujku i rrëmben dhe i shpërndan delet. Rrogëtari ikën, sepse është rrogëtar dhe nuk do t'ia dijë për delet. Unë jam bariu i mirë, dhe i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua, ashtu siç më njeh Ati mua dhe unë e njoh Atin dhe lë jetën time për delet. Unë kam edhe dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t'i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim, dhe do të jetë një tufë e vetme dhe një Bari i vetëm. Prandaj Ati më do, sepse unë e lë jetën time që ta marr përsëri. Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im''.