Jeremia 39:11-14
Jeremia 39:11-14 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, i kishte dhënë këtë urdhër për Jereminë Nebuzaradanit, kryerojtarit: «Merre, mbaje nën kujdes e mos i bëj asnjë të keqe, por sillu me të siç të thotë ai vetë». Atëherë Nebuzaradani, kryerojtari, Nebushazbani nga Rab Sari, Nergal Sareceri nga Rab Magu dhe të gjithë krerët e mbretit të Babilonisë dërguan njerëz për ta marrë Jereminë nga tremja e burgut dhe ia lanë Gedaliahut, birit të Ahikamit, të birit të Shafanit, që ta merrte në shtëpi. Kështu, ai jetoi mes popullit.
Jeremia 39:11-14 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por për sa i përket Jeremias, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, i kishte dhënë këtë urdhër Nebuzaradanit, komandantit të rojeve, duke i thënë: "Kape, mbaj sytë mbi të dhe mos i bëj asgjë të keqe, por sillu me të siç do të të thotë ai". Kështu Nebuzaradani, komandanti i rojeve, Nebushazbani, kreu i eunukëve, Nergalsharetseri, Rab-magu dhe gjithë oficerët e tjerë të mbretit të Babilonisë, dërguan të marrin Jeremian nga oborri i burgut dhe ia dorëzuan Gedaljahut, birit të Ahikamit, bir i Shafanit, me qëllim që ta çonte në shtëpi. Kështu ai banoi në mes të popullit.