Jeremia 31:33-34
Jeremia 31:33-34 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Por, kjo është besëlidhja që do të bëj me shtëpinë e Izraelit, pas atyre ditëve, kumton ZOTI: do ta vendos brenda tyre ligjin tim e do ta shkruaj në zemrën e tyre. Atëherë unë do të jem Perëndia i tyre e ata do të jenë populli im. Nuk do ta mësojnë më njëri-tjetrin, duke thënë: “Njiheni ZOTIN”, sepse të gjithë do të më njohin, nga më i vogli deri te më i madhi prej tyre, kumton ZOTI, se do t'ua fal fajin e nuk do ta kujtoj më mëkatin e tyre.
Jeremia 31:33-34 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
"Por kjo është besëlidhja që do të vendos me shtëpinë e Izraelit mbas atyre ditëve", thotë Zoti: "Do ta shtie ligjin tim në mendjen e tyre dhe do ta shkruaj mbi zemrën e tyre, dhe unë do të jem Zoti i tyre dhe ata do të jenë populli im. Ata nuk do të mësojnë secili të afërmin e tij dhe secili vëllanë e tij, duke thënë: "Njihni Zotin!", sepse të gjithë do të më njohin, nga më i vogli e deri te më i madhi", thotë Zoti. "Sepse unë do ta fal paudhësinë e tyre dhe nuk do ta kujtoj më mëkatin e tyre".