Jeremia 23:5-6
Jeremia 23:5-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ja, po vijnë ditët, kumton ZOTI, kur do të lartësoj një pinjoll të drejtë për Davidin. Ai do të mbretërojë si mbret e do të veprojë me mençuri, do të vendosë të drejtën e drejtësinë mbi dhe. Gjatë ditëve të tij do të shpëtojë Juda dhe Izraeli do të banojë i sigurt. Ky është emri me të cilin do ta thërrasin: “ZOTI është drejtësia jonë”.
Ndaje
Lexo Jeremia 23Jeremia 23:5-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
"Ja, ditët po vijnë", thotë Zoti, "në të cilat do të shkaktoj që të dalë nga Davidi një filiz i drejtë, që do të mbretërojë si mbret, do të ketë mbarësi dhe do të ushtrojë gjykimin dhe drejtësinë në vend. Në ditët e tij Juda do të shpëtohet dhe Izraeli do të qëndrojë në siguri. Ky do të jetë emri me të cilin do të thirret: "Zoti drejtësia jonë".
Ndaje
Lexo Jeremia 23