Jeremia 21:8-9
Jeremia 21:8-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ndërsa këtij populli thuaji: “Kështu thotë ZOTI: ja, po ju vë përpara udhën e jetës dhe udhën e vdekjes. Kush do të mbesë në këtë qytet, do të vdesë prej shpatës, prej urisë e prej murtajës, ndërsa ata që do të ikin e do t'u dorëzohen kaldenjve, që ju kanë rrethuar, do të jetojnë e do të kenë për plaçkë jetën e vet
Jeremia 21:8-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe këtij populli do t'i thuash: Kështu thotë Zoti: Ja, unë vë para jush rrugën e jetës dhe rrugën e vdekjes. Ai që mbetet në këtë qytet ka për të vdekur nga shpata, nga uria dhe nga murtaja; por ai që ka për të dalë dhe do t'u dorëzohet kaldeasve që ju rrethojnë ka për të jetuar dhe do të ketë si pre jetën e tij.