Jeremia 17:5-8
Jeremia 17:5-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kështu thotë ZOTI: «Mallkuar ai burrë që në njeriun beson, që gjen forcë te qenia njerëzore e prej ZOTIT zemrën e largon. Do të jetë si shkurrja në stepë e nuk do të shohë si vjen e mbara, do të banojë thatinave në shkretëtirë, në tokë kripore të pabanueshme. Bekuar njeriu që në ZOTIN beson, besimi i të cilit është ZOTI vetë. Do të jetë si pemë e mbjellë ndanë ujit, që rrënjët drejt rrjedhës i shtrin. Nuk do t'i trembet zhegut që vjen, e gjethet do t'i harlisen. Në vitin e thatësirës nuk do ta zërë brenga e nuk do të reshtë së dhëni fryte.
Jeremia 17:5-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kështu thotë Zoti: "Mallkuar qoftë njeriu që ka besim te njeriu dhe e bën nga mishi krahun e tij, dhe zemra e të cilit largohet nga Zoti! Ai do të jetë si një brukë në shkretëtirë; kur vjen e mira, nuk ka për ta parë. Do të banojë në vende të thata në shkretëtirë, në një tokë të kripur pa banorë. Lum ai njeri që beson te Zoti dhe besimi i të cilit është Zoti! Ai do të jetë si një pemë e mbjellë pranë ujit, që i shtrin rrënjët e tij gjatë lumit. Nuk do ta ndiejë kur vjen vapa dhe gjethet e tij do të mbeten të gjelbra; në vitin e thatësirës nuk do të ketë asnjë shqetësim dhe do të vazhdojë të mbajë fryte.