Jeremia 16:19-21
Jeremia 16:19-21 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
O ZOT, forca ime e mburoja ime, streha ime në ditën e ngushticës, te ti do të vijnë kombet nga skajet e dheut e do të thonë: «Etërit tanë zotëronin veçse mashtrim e kotësi që nuk kanë vlerë». A mund të bëjë njeriu Perëndi për vete? E, pra, ata nuk janë Perëndi. Prandaj, ja, do t'ua bëj të ditur këtë herë dorën time e fuqinë time dhe do ta marrin vesh se ZOT është emri im.
Jeremia 16:19-21 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
O Zot, forca ime, kalaja ime dhe streha ime ditën e fatkeqësisë, te ti do të vijnë kombet nga skajet e tokës dhe do të thonë: "Etërit tanë kanë trashëguar vetëm gënjeshtra, kotësi dhe gjëra që nuk vlejnë asgjë". "A mundet të shpikë njeriu perëndi, që në të vërtetë nuk janë perëndi? Prandaj ja, këtë radhë do t'u bëj të njohur atyre, do t'u tregoj dorën time dhe fuqinë time; dhe ata do të mësojnë që emri im është Zoti".