Jeremia 12:4-6
Jeremia 12:4-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Deri kur do të rrijë në zi toka e bari i mbarë fushave do të vyshket? Kafshët e zogjtë shfarosen, për shkak të banorëve, se thonë: «Ai nuk e sheh të ardhmen tonë». Nëse ke vrapuar me këmbësorët e je lodhur, si do të bësh garë me kuajt? Nëse ke besim vetëm në një tokë të qetë, çfarë do të bësh në shkurrnajën e Jordanit? Se edhe vëllezërit tuaj e shtëpia e atit tënd, edhe ata të bënë dredhi, edhe ata të hakërrehen nga pas me plot gojën. Mos u beso, edhe nëse të flasin ëmbël.
Jeremia 12:4-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Deri kur do të mbajë zi vendi dhe do të thahet bari i çdo fushe? Nga shkaku i ligësisë së banorëve të tij, kafshët dhe zogjtë shfarosen, sepse ata thonë: "Ai nuk do ta shikojë fundin tonë". Në rast se ti fugon me këmbësorët dhe ata të lodhin, si mund të hysh në garë me kuajt? Në rast se e ndjen veten të sigurt vetëm në një vend paqësor, çfarë do të bësh kur Jordani do të fryhet? Sepse edhe vëllezërit e tu dhe shtëpia e atit tënd kanë vepruar në mënyrë të pabesë ndaj teje; edhe ata të bërtasin nga pas me zë të lartë. Mos ki besim tek ata kur do të thonë fjalë të mira.