Jeremia 12:1-4
Jeremia 12:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ti je i drejtë, o ZOT, që unë të të bëj gjyq, por për vendimet dua të flas me ty. Pse përparon udha e të mbrapshtëve dhe të gjithë tradhtarët janë të qetë? Ti i mbolle e ata vënë rrënjë, rriten e japin fryte. Të mbajnë afër me gojë, por larg ndjenjave të tyre. Por ti, o ZOT, më njeh e më sheh, ma sprovove zemrën e ajo është me ty. Shqyeji porsi delet në thertore, ndaji veç për ditën e therjes. Deri kur do të rrijë në zi toka e bari i mbarë fushave do të vyshket? Kafshët e zogjtë shfarosen, për shkak të banorëve, se thonë: «Ai nuk e sheh të ardhmen tonë».
Jeremia 12:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ti je i drejtë, o Zot, si mund të diskutoj me ty? Megjithatë do të flas me ty lidhur me gjykimet e tua. Pse udha e të pabesëve shkon mbarë? Pse jetojnë të qetë ata që veprojnë me pabesi? I ke mbjellë dhe kanë lëshuar madje rrënjë; rriten dhe mbajnë madje fryte. Ti je afër gojës së tyre, por larg zemrës së tyre. Por ti, o Zot më njeh, më shikon dhe shqyrton zemrën time në përqasje me ty. Tërhiqi në thertore si dele dhe veçoji për ditën e kërdisë! Deri kur do të mbajë zi vendi dhe do të thahet bari i çdo fushe? Nga shkaku i ligësisë së banorëve të tij, kafshët dhe zogjtë shfarosen, sepse ata thonë: "Ai nuk do ta shikojë fundin tonë".