Gjyqtarët 4:1-3
Gjyqtarët 4:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pas vdekjes së Ehudit, izraelitët filluan të bënin sërish ligësi në sytë e ZOTIT. Atëherë ZOTI i dorëzoi te Jabini, mbreti i Kanaanit, që sundonte në Hacor. Komandant i ushtrisë së tij ishte Siseri. Ai banonte në Haroshet Gojim. Izraelitët thirrën në ndihmë ZOTIN, sepse Jabini zotëronte nëntëqind qerre hekuri dhe kishte njëzet vjet që i mbante shtypur me dhunë izraelitët.
Gjyqtarët 4:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pas vdekjes së Ehudit, bijtë e Izraelit rifilluan të bëjnë atë që ishte e keqe në sytë e Zotit. Dhe Zoti i dha në duart e Jabinit, mbretit të Kanaanit, që mbretëronte në Hatsor. Komandanti i ushtrisë së tij ishte Sisera, që banonte në Harosheth të kombeve. Dhe bijtë e Izraelit i klithën Zotit, sepse Jabini kishte nëntëqind qerre të hekurta dhe prej njëzet vjetëve shtypte rëndë bijtë e Izraelit.